Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka dhunuar të dashurën e tij.
I riu me iniciale A.G ka marrë me forcë të dashurën e tij dhe e ka ka mbajtur për disa orë peng në makinë. Ai ka ushtruar edhe dhunë ndaj saj, por rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
