Esmeralda Hida
Tirana, kryeqyteti ku historia, arkitektura dhe natyra janë në luftë me kaosin dhe infrastrukturën e amortizuar, kështu shprehen një pjesë e mirë e turistëve që vizitojnë kryeqytetin e Shqipërisë.
Në të dhënat e publikuar nga Censi i vitit 2023 Tirana rezulton me rreth 800 mijë banorë si kryeqytet, pra vazhdon në rritje të konsiderueshme çdo 5 vjet.
Si rrjedhojë pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar në Tiranë, qendrat e punës e çdo gjë tjetër duke rritur kwshtu edhe numrin i ndërtimeve. Sipas të dhënave të INSTAT Në 5 vjet, në gjithë Shqipërinë janë ndërtuar 10,6 milionë metër katror ndërtesa të reja. Konkretisht 7,5 milionë metër katror, janë ndërtuar vetëm në Tiranw, ndërsa i gjithë qyteti llogaritet rreth 42 kilometër katror.
Një rritje të frikshme të ndërtimeve, ku nuk mungojnë ato informalet, që përveç zhvillimit e modernizimit kanë krijuar kaos dhe rrëmujë edhe në lagjet më periferike.
Fotot më poshtë në ua kemi treguar disa turistëve që kanë vizituar Tiranën që nga viti 2019 e deri më qershor 2024.




Reagimet e tyre të para ishin të tipit “A keni arkitekt ju në Shqipëri, a mërziteni ju nga kjo gjendje? Duket sikur ju luftoni me bukuritë që ju ka falur natyra”.
Gjithsesi më poshtë po ju sjellim disa nga reagimet e tyre pas disa bisedave dhe pyetjeve që patëm për ta rreth qëndrimit në Tiranë.
Quentin Monaton, një turist francez i cili punonte në media si operator dhe reporter. Ai na tregoi se ka vizituar edhe më herët Tiranën, në 2019 dhe ka këto përshtypje “E kam vizituar në vitin 2019 Tiranën si student dhe tani po e vizitoj sërish. Në të vërtetë e them me bindje se Tirana ka ndryshuar, më pëlqen që është mordernizuar, edhe është bërë një ndërthurje e tradicionales me modernen, qoftë në infrastukturë, shërbime dhe aktivitete. Por më jep një ndjesi pesimizmi ku në shumë zona akoma përballesh me ndërtesat e vjetra të kohës së komunizmit. Rreth tyre mund të jenë ndërtuar godina të reja, por ata as nuk janë mirëmbajtur. Kurjozë jam çfarë ndjejnë ata që e kanë përjetuar atë periudhë dhe jetojnë ende në pallate të tilla”.
Një tjetër turistë franceze, Sonia Boujamaa tha se “Më pëlqejnë shumë këto ndërtesat e reja në qendër të Tiranës, në fund të fundit të gjithë e duam metropolin dhe gjallërinë. Por ajo që do veçoja unë është se ky përparim nuk ka ecur njësoj me një planifikim të mirë urban, prandaj sapo hynë në Tiranë ndjen kaos. Kjo sjellë pamje kaotike dhe mungesë orientimi për në turistët”.


Kishte edhe nga ata turistë që pëlqejnë shumë shtrirjen e Tiranës, mes malesh dhe plotë histori. Vlerësojnë mikpritjen dhe në kulinarinë. Një prej tyre është turistja nga Gjermania Sarah Hofmeier. E cila shprehet se “Ndërtesat kaq të larta dhe kaq të ngjitura me njëra-tjetrën të marrin frymën. Kam studiuar mbi Tiranën para se të vija dhe mendoj që këto ndërtesa nuk përshtaten me peizazhin ekzistues të Tiranës dhe lënë nën hije pjesën historike dhe tradicionale të qytetit”.
Në mesin e grupit të turistëve që po intervistonim gjendjen edhe një vajzë shqiptare. Ajo tregon se jeton prej 14 vitesh në Tiranë dhe vëren ndryshimin e madhe që është bërë në kryeqytet. Vlerëson shumë zhvillimin si një qytet europian, por sipas saj pas pallateve të larta fshihen shumë lagje që tashmë iu mungon infrastruktura, nuk arrijnë të shohin as ditën e diellit e gjithmonë e më shumë po bëhen të shëmtuara.
Albana Ismaili, banore në njësinë administrative 1, na tregon me detaje si është tjetërsuar kryeqyteti në këto 14 vite, ku tregon se si modernizim i ka cenuar kulturën e qytetit dhe qetësinë e banorëve
“Tirana ka përjetuar një rritje të shpejtë urbanizimi, veçanërisht në zonat periferike, me ndërtimin e shumë komplekseve të reja banimi dhe infrastrukturës së re. Janw shtuar sa hap e mbyll sytë pallatet e reja, të cilat nuk dihet saktësisht sesi zhvillohen kaq shpejtë dhe pa projektim të mirëadministruar në raste emergjente .
Betonizimi i qytetit ka sjellë edhe ndryshime sociale dhe ekonomike, kulturore, duke përfshirë rritjen e çmimeve të apartamenteve në mënyrë të shpejt kaotike, dikur identifikoheshin lagjet e Tiranës.
Tashmë ka një ndryshim si nga emërtimi i rrugëve me emërtimin e dikurshëm, pjesa e kulturës miks ndihet për zhvillimin që ka marrë pjesa e turizmit dhe shumë të huaj po dominojnë në miksimin e kulturave edhe pse në Tiranë e ndjejmë shumë ndryshimin e kulturave, shërbimet e transportit , nga shërbimet e tjera komunikimit apo dhe te informimit. Unë jam pro mendimit qe investimet duhen sepse rritet mirëqenia dhe nevojat e familjarëve, por çdo gjë duhet me kriter në bazë të rregullave ligjore pallatet duhet të kenë hapësirë nga njeri tjetri.
Me rritjen e popullimit janë rritur kërkesat e mirëqenies si në ndërtimet e pallateve, trafiku ka ndikim me rritjen e banorëve te Tiranës e cila vazhdon sot e kësaj dite te jetë një makth i vërtetë ku mungojnë parkimet e çdo zone të lagjes te Tiranës ky kaos shumë raste ka sjellë konflikte mes banorëve apo qofte dhe nja parkimi rastësor jo i zonës”, ka treguar Albana Ismaili.
Por çfarë thonë ekspertët?
Nisur nga fakti që shumë turistë na pyetën nëse kemi arkitekt në Shqipëri që merren me ndërtimet, por edhe nga ana tjetër që arkitektët mund të na sqarojnë më mirë se çfarë po ndodh me rrëmujën në kryeqytet. Kemi biseduar rreth kësaj teme me arkitektin Enea Stavre.
Ai na shpjegon se kaosin në Tiranë e shtojnë mos respektimi i rregullave në urbanizmin, por edhe ndërtimet informale më së shumti. Sipas tij, zhvillimin urban që deri në 2019 bëhej në mënyrë jo të mirë kontrolluar ka sjellë këto pasoja që në po vuajmë sot, kaos, rrëmujë dhe shumë stres, duke theksuar shkatërrimin e hapësirave të gjelbra
“Para tërmetit u identifikuan probleme të shumta në lidhje me cilësisë se dobët të ndërtimit ku objektet më të dëmtuara ishin objektet informale. Pas tërmetit shteti shtoi kontrollet në terren. Tirana konsiderohet si qyteti i mundësive, duke qenë se ka një kërkesë të lartë për të jetuar dhe punuar. Për shkak të kësaj kërkese, lejet e ndërtimit në Tiranë janë rritur ndjeshëm, duke çuar në një bum ndërtimi dhe zhvillimi urban. Kjo situatë ka sjellë përmirësime në infrastrukturë dhe ka krijuar mundësi të shumta për punësim dhe investime. Megjithatë, ky zhvillim i shpejtë urban ka edhe sfidat e veta, përfshirë cilësinë, standardet e ndërtimit dhe mbrojtjen e hapësirave të gjelbra”, thekson arkitekti.
Sipas tij pasojat që vijnë nga keq organizmi urban dhe ndërtimet informale janë
“- Deregullimi i Planifikimit Urban
– Ndikim negativ mjedisor
– Zvogëlimi i hapësirave të gjelbrta
– Ndikim social dhe ekonomik duke krijuar pabarazi”
Duke shpjeguar se kështu cenohet arkitektura dhe bukuria e qytetit, arkitekt Stavre sugjeron që “Për shkak të rritjes së ndërtimeve në Shqipëri ky proces duhet të menaxhohet me kujdes nga institucionet për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësor
Gjithashtu, duhet siguruar zbatim i rregulloreve të rrepta ndërtimore, mbrojtje e hapësirave të gjelbra për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar të qyteteve”.
Ai thekson se funksionimi i institucioneve ka shumë rëndësi që zhvillmi urban të ecë para, por kultura dhe natyra të mos cenohen.
“Agjencia e planifikimit te Territorit është institucioni i cili ka qellim mbi bazën ligjore të disiplinojë Punimet e Ndërtimit. Nëpërmjet inspektoratit dhe mbrojtjes së territorit (IKMT) ushtron përgjegjësinë mbi zbatimin e ligjit ne lidhje me ndërtimet e kundërligjshme.
Gjithashtu, e njëjta procedure ndiqet ne nivel lokal nga Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit”, sqaron ai.
Mos respektimi i hapësirave të gjelbra
Për fat të keq, rast e prishjes së ambienteve të pushimit apo hapësirave të gjelbra janë të shumta. Por po marrim shembull rastin e zonës së quajtur Aneksi i “Qemal Stafës”, sot Stadiumi Air Albania.
Në dhjetor të vitit 2018, teksa edhe Stadiumi ishte përfunduar, Bashkia Tiranë ndërtoi lulishte dhe një park lojërash në këtë aneks, që në fakt ishte mjaft e efektshme për banorët e pallateve aty përreth.

“Jam shumë i lumtur që shoh një projekt të ri të dy ndërmarrjeve shembullore të Bashkisë së Tiranës, të cilat me forcat dhe mjetet e tyre po kthejnë një hapësirë të degraduar të qytetit, si fusha pas stadiumit “Qemal Stafa”, në një hapësirë fantastike për fëmijët e gjithë familjet e kësaj zone. Sigurisht, bëhet në vigjilje të hapjes së stadiumit në pranverën apo verën e vitit tjetër dhe besoj se shkon me premtimin tonë për të rikuperuar çdo hapësirë publike”, tha kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në atë kohë.
Por nuk zgjati shumë dhe në vitin që lamë pas lulishtja u prish zona u rrethua dhe deri në dhjetor 2023 ishte ndërtuar ‘Shkolla e Bicikletave’, një projekt i ri i bashkisë.
Foto dhjetor 2023, marrë nga faqja e Bashkisë Tiranë
Sigurisht që edhe ky projekt është një hap i mirë, por mbase i duhej gjetur një vend tjetër, pasi tani banorët e zonës mbetën sërish pa lulishte dhe pa park lojërash. Pasi hyrja për në atë zonë tani është bërë me pagesë, sepse mund të hyjnë vetëm fëmijët që duan të mësojnë biçikletën dhe kanë mundësi për ta paguar.
Urbanistja ngre alarmin
E pra cenimi i lulishteve dhe rrëmuja e ndërtesave mbeten një shqetësim kryesor. Një analizë mbi këtë çështje kemi marrë edhe nga urbanistja Dorina Musai.
Sipas saj, problemi në Tiranë qëndron se hapësirat publike futen në plane shpesh për t’u zëvendësuar me diçka tjetër, gjë e cila nuk duhet të ndodh në mënyrë absolute. Pasi kjo ka sjellë kaos, cenim të arkitekturë, mungesa sheshesh, parqesh e kënde lojërash për qytetarët.
“Tirana po zmadhon sipërfaqen e betonizuar te saj, duke prishur ekuilibrat midis strukturës së ndërtuar dhe asaj bosh.
Hapësirat boshe në qytet, të konsideruara publike duhet të konsiderohen të panegociueshme gjatë planifikimit të qytetit, që zhvillimi të konsiderohet i qëndrueshëm. Ato nuk mund të tkurren dhe aq më pak të zëvendësohen me struktura te ndërtuara. Në Tiranë hapësira publike është literalisht, shitur për ndërtim.
Ky zhvillim në kurriz të hapësirës në qytet në territor shfaqet me pasoja afatshkurtra të dukshme si: ndotja, trafiku, mungese trotuaresh, mungese sheshesh urbane, rruge pa trotuare, itinerare këmbësorësh apo biçikletash të pasigurta; xhepa hapësirash të pashfrytëzuara duke pamundësuar zhvillimin e parqeve brenda qytetit”, u shpreh ajo.
Më tutje Musai tha se mos respektimi i ligjit për hapësirat e gjelbra ka prishur edhe dizajnin e qytetit, kq prishur raportin diellzëim dhe hijëzim, që gjithashtu janë shumë të rëndësishme
“Për pasoje qyteti s’ka marrëdhënie me natyrën, dhe ka filluar të “sëmuret”; injorimi i aspekteve të diellzimit dhe hijëzimit të qytetit po cen në tejnxehje të qytetit, ku psh: prishja e korridoreve të ajrimit Ben që ajri i ndotur të rrijë brenda qytetit, etj. Ndërsa mbindërtimi ka ngarkuar infrastrukturën mbështetëse nëntokësorë, dhe sa herë bie shi kanalizimet mbingarkohen dhe dalin në sipërfaqe të qytetit.
Mbipopullimi urban në qendër nga njëra ane na ka zvogëluar hapësirat brenda qendrës urbane, në këtë rast Tiranës, me pasoja afatgjata të këtij modeli ndërtimi, shpopullimin e periferisë, duke e kthyer kryeqytetin në magnet që zbraz Shqipërinë”, tha urbanistja.
Sipas saj duhen patur në vëmendje ehe zonat periferikët në Tiranë ku për shkak të popullimit tokat nuk punohen dhe fshatrat janë bosh. Kjo sjell kaos në qytet, redukton mundësitë për zhvillimin e këtyre fshatrave përreth dhe prish të gjithë ekuilibrin.
Duke marrë në konsideratë çdo problematikë të evidentuar, Musai sugjeron se duhen ndryshuar qasjet ndaj zhvillimit të territorit, duke theksuar rigjallërimin e hapësirave historike, arkeologjike dhe natyrore. Pasi sipas saj janë lënë nën hije dhe po zhduken. Ndërsa e mbyll duke thënë se nuk duhet ta shohim zhvillimin dhe investimin vetëm në qendrën e Tiranë.
“Censi i 2023 na tregon spiralen ku jemi futur. Gati 30% e shtëpive individuale të të gjithë territorit sipas Cens 2023 janë bosh.
Çfarë duhet të bëjmë në këtë situate kaq alarmante, është të ndryshojmë qasjen ndaj zhvillimit të territorit duke shfrytëzuar në mënyrë të qëndrueshme, më mirë burimet njerëzore dhe ato natyrore.
Njeri dimension mund të jetë rigjallërimi i hapësirave që përbëjnë pasuritë historike, arkeologjike, monumentale, apo ato te traditave kulturore, pra ato hapësira strategjike ekonomike dhe turistike. Kushti i rigjallërimit të këtyre hapësirave janë njerëzit që banojnë aty. Emigrimi i orientuar me politika qendrore drejtë Tiranës ka dëmtuar burimet njerëzore në të gjithë territorin. “Deruralizimi” ka sjelle situata ku pllajat, kodrat apo malet me burime dhe potenciale të mëdha, janë te braktisura. Tokat nuk punohen, dhe fshatrat janë bosh.
Politika centraliste, ku të gjithë te jetojmë në qendër, te gjitha burimet janë në qendër, e gjithë ekonomia zhvillohet ne qendër, duhet te demokratizohen duke u decentralizuar. Kjo është zgjidhja me e qëndrueshme. Pra na duhet një përmbysje e vizionit si e shohim zhvillimin”, rekomandon urbanistja.
Dhe siç shohim nga rezultatet pak nga pak Tirana po na kthehet në metropol kaotik, me pamje të rrëmujshme, pa hapësira të gjelbra, pa arkitekturë dhe mbi të gjitha me ajër të ndotur.
Vlen t’iu kujtojmë se në fund të vitit 2023 Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka raportuar që Tirana i tejkalon norma e Bashkimit Europian për PM10 dhe dyoksidin e azotit.
Nisur nga këto të dhëna rezulton se Tirana është një qytet kaotik dhe duhet të merren masa në kohë!
