Autori i dyshuar i vrasjes së Kozeta Teços, është shoqëruar nga policia në banesën ku ndodhi vrasja për të bërë eksperiment hetimor.
Gjatë kësaj paraqitjeje ai është shfaqur i qetë dhe herë pas here edhe me buzëqeshje në fytyrë, ndërsa ka mohuar të jetë autori i ngjarjes.
Kur u pyet nga një prej gazetarëve “pse e bëre vrasjen” ai u përgjigj “çne unë mo?”
Edhe më pas gjatë shoqërimit drejt furgonit të policisë ai sheh nga kamerat e mediave dhe përsërit “nuk jam unë vrasësi”.
