Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Gramsh kanë shpallur në kërkim shtetasin E. M., 32 vjeç.
Sipas policisë, ai ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke u larguar nga banesa. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj e 27 ditë burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e 32-vjeçarit.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.













