Theu masën e sigurisë dhe dyshohet se vodhi në bashkëpunim me një tjetër, arrestohet i riu në Elbasan

Elbasan, 5 Nëntor 2025 – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Rr., 27 vjeç, banues në Elbasan. Ai u kap jashtë banese duke cenuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata për vjedhje.

Shtetasi dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin O. B., vodhën pajisje në një lokal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.