The Guardian: Beti Brussel, 100 vjeçarja që theu rekordin në not

Betty Brussel ka për të festuar 100 vjetorin në korrik 2024, por ajo ende mund të notojë në një nivel që është për t’u lavdëruar. Holandezja theu tre rekorde botërore në grupmoshën e saj dhe video e performancave u bë hit në internet.

Brussel theu rekordet në 50 metra të stilit gjoks dhe 50 metra shpinë dhe gjithashtu notoi katër minuta më shpejt se rekordi i saj i mëparshëm në 400 metra stil i lirë. Kjo gjyshe ka thyer ato rekorde në grupmoshën nga 100 deri në 104 vjeç, në të cilat mund të marrë pjesë, sepse këtë moshë e ka arritur këtë vit.

“Unë nuk mendoj për rekorde. Unë thjesht notoj dhe përpiqem të bëj më të mirën. Nëse është një rekord, është mirë. Nëse fitoj, jam e kënaqur me fitoren, por nëse kaloj mirë, atëherë unë ‘do të jem edhe më e lumtur’”, tha ajo për The Guardian.
Klikoni videon


https://rumble.com/v4cn22l-betty-brussel.html