Tërmetet vijojnë të shkundin zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos.
Mësohet se pak pas orës 15:00 është regjistruar lëkundja më e fortë e sekuencës sizmike, me magnitudë 5.0. Lëkundjet kanë ndodhur në të njëjtën epiqendër ku është regjistruar sekuenca e ditëve të fundit, në të njëjtën kohë që banorët po tentojnë të largohen nga ishulli i Santorinit.
Tërmeti kishte një thellësi fokale 13.2 kilometra dhe epiqendra është në zonën detare 22 kilometra në jug-perëndim të Arkesinit, Amorgos. Më herët, nga ora 10:15 e mëngjesit të së martës deri në orën 11:09 kanë ndodhur të paktën pesë tërmete të tjera me magnitudë 4.6 ballë. Në orën 12:35 ka ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter.
Aktiviteti sizmik nuk ka të ndalur në Santorini, ndërsa tërmetet që i afrohen 5 ballë të shkallës Rihter po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët, shkencëtarët dhe autoritetet. Fenomeni po monitorohet nga afër nga shkencëtarët të cilët nuk mund të thonë me siguri nëse do të pasojë një tërmet më i madh dhe kur toka do të pushojë së dridhet.
Fenomeni po monitorohet nga shkencëtarët. Sipas drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Athinës, Vasilis Karastathis tha se aktiviteti sizmik është “thjesht me origjinë tektonike”, duke përjashtuar mundësinë që të jetë rezultat i aktivizimit vullkanik. Megjithatë, ai tregon se ky është një fenomen që mund të zgjasë edhe me muaj.
“Aktiviteti sizmik në zonë është i qartë dhe i lidhur me zonën e thyerjes së tendencës verilindore-jugperëndimore që ndodhet midis Amorgos-Santorini”, shprehet ai në mënyrë karakteristike.
Michel Paulato, një studiues në Imperial College London dhe anëtar i një ekipi shkencor që botoi një studim mbi vullkanin nënujor të Colombo në tetor 2022, duket qetësues në lidhje me mundësinë e “zgjimit” të vullkanit të ishullit. Shkencëtari thekson se nuk ka gjasa që vullkani Columbo të shpërthejë në të ardhmen e afërt, por nënvizon se ka shqetësime se aktiviteti sizmik i fundit mund të çojë në lëkundje më të mëdha.
