Tmerr në Suedi: 10 të vdekur dhe 15 të plagosur nga sulmi me armë në shkollë

Policia suedeze ka thënë se rreth 10 persona kanë vdekur në sulmin e sotëm me armë zjarri në Orebro.

Duke folur gjatë një konference për shtyp, policia shtoi se nuk pret të ketë ndonjë rrezik të mëtejshëm.

Ata gjithashtu nuk besojnë se ka një motiv terrorist të lidhur me sulmin në shkollën Risbergska, por kjo nuk është përfundimtare për momentin.

Në faqen e internetit të policisë suedeze thuhet: “Rreth dhjetë persona janë vrarë në incident. Aktualisht jemi duke punuar për identifikimin. Numri i përgjithshëm i të plagosurve është aktualisht i paqartë.”

Autoritetet rajonale në Orebro konfirmuan më parë gjashtë persona ishin shtruar në spital, ku njëri ishte në gjendje të rëndë.

Policia gjithashtu tha se autori i sulmit me armë zjarri është mes viktimave. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Lideri i partisë konservatore të opozitës suedeze ka thënë se ka shkuar në shkollën ku ndodhën të shtënat.

Udhëheqësi i Partisë Liberale Johan Pehrson tha se ai ishte një nxënës atje kur kampusi përdorej më parë si shkollë e mesme.

Sulmi është një “ditë e zezë” për vendin, shtoi ai, duke thënë se mendimet e tij ishin me të gjithë të prekurit.