BallinaPolitikë"PS nuk është mburojë e askujt në përballje me drejtësinë"/ Balla i...

“PS nuk është mburojë e askujt në përballje me drejtësinë”/ Balla i përgjigjet Veliajt për të marrë pjesë në Asamble: E kam mik, por të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste që do të zhvillohet të shtunën. Balla u shpreh se e konsideron Veliajn mik, por theksoi se përballja e tij me drejtësinë duhet të jetë personale dhe se PS nuk duhet të përfshihet në këtë proces.

Gjatë deklaratës së tij, Balla tha se Partia Socialiste nuk mund të shërbejë si mburojë për askënd që përballet me drejtësinë. Ai theksoi se kryebashkiaku duhet ta përballojë vetë këtë betejë, pa u fshehur pas simboleve dhe strukturave të partisë.

“Organizatat socialiste nuk janë mburojë në përballjen me drejtësinë. Unë e kam thënë, Erion Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë në asnjë moment grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, u shpreh Balla.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi Erion Veliaj i është drejtuar SPAK-ut dhe Partisë Socialiste me kërkesën për të marrë leje për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste. Veliaj kërkoi që pjesëmarrja të realizohet fizikisht, nëse autorizohet nga autoritetet kompetente, ose ndryshe përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me videokonferencë nga ambientet e IEVP Fier, ku ndodhet në paraburgim. Veliaj argumentoi se masa e sigurimit personal “arrest në burg” kufizon lirinë e tij të lëvizjes, por nuk sjell automatikisht humbjen e të drejtave politike dhe statutore

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular