TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Bëhet me dije se Mila po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion në zgjedhje. Deputetja socialiste po hetohet nga Bledar Maksuti.
Deputetja e qarkut të Elbasanit është thirrur në rolin e deklarueses, megjithatë ka zgjedhur mos të jap asnjë koment për gazetarët. Mila doli deputete nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ndërsa gjatë periudhës së zgjedhjeve të majit 2025, SPAK dhe BKH angazhuan grupe hetuesish në terren në qarkun e Elbasanit, me qëllim për të monitoruar krimin zgjedhor dhe blerjen e votave.



