Elbasan, 10 nëntor 2026 – Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar sot vendimin për dhënien e bonusit të qirasë për 15 familjet e prekura nga dëmtimi i pallatit në lagjen “Qemal Stafa”.
Për dy muajt e mbetur të këtij viti kalendarik është vënë në dispozicion shuma prej 1,000,000 lekësh të reja, ndërsa trajtimi financiar për këtë problematikë do të parashikohet i plotë në buxhetin e vitit 2027.
Sipas verifikimeve dhe testimit të tregut të lirë në qytet, masat e subvencionimit sipas strukturës së banesave dhe numrit të anëtarëve janë caktuar si më poshtë:
Apartamentet 1+1: 15,000 – 25,000 lekë/muaj
Apartamentet 2+1: 25,000 – 35,000 lekë/muaj
Bashkia e Elbasanit dhe Qeveria Shqiptare do të vijojnë mbështetjen financiare dhe praninë pranë këtyre familjeve deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre të strehimit.





