Ekzekutohet në Spanjë 39-vjeçari shqiptar, vrasësi largohet me skuter elektrik

0
6

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë këtë të martë në Spanjë, pasi është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonën e Playa Flamenca, në jug të provincës së Alicante-s.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën San Nicolás de Bussi. Sipas medieve spanjolle, autori i krimit është afruar në mënyrë të fshehtë duke përdorur një monopatinë elektrike, i është afruar viktimës dhe e ka qëlluar disa herë radhazi me armë zjarri. Pas të shtënave, autorë i dyshuar është larguar me shpejtësi, duke u zhdukur nga vendi i ngjarjes brenda pak sekondash.

Në vendngjarje është nisur menjëherë një ekip i shërbimit të urgjencës mjekësore SAMU, pas njoftimit të dhënë në Qendrën e Informacionit dhe Koordinimit të Urgjencave. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, stafi mjekësor nuk ka mundur të bëjë asgjë për t’i shpëtuar jetën 39-vjeçarit, duke konfirmuar vdekjen e tij në vend.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa deri në këto momente nuk bëhen të ditura detaje mbi identitetin e autorit, motivet e këtij ekzekutimi apo nëse ngjarja lidhet me larje hesapesh.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu