Arbitrja elbasanase merr një tjetër vlerësim të madh, Rusta vendos drejtësi në Juventus–Lyon

0
20

Arbitrimi shqiptar merr një tjetër vlerësim në arenën europiane. UEFA ka caktuar arbitren Emanuel Rusta për të drejtuar si gjyqtare kryesore sfidën mes Juventusit dhe OL Lyonnes, e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve të Champions League për femra.

Përballja do të luhet mbrëmjen e së mërkurës, në orën 21:00, dhe do të vendosë përballë dy skuadra të rëndësishme të futbollit europian të femrave.

Juventusi do të përballet me skuadrën franceze OL Lyonnes, e cila mban rekordin e këtij kompeticioni me tetë trofe të fituar në Champions League.

Caktimi i Emanuel Rustës në këtë ndeshje përbën një tjetër angazhim të rëndësishëm ndërkombëtar për arbitren shqiptare, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në një prej kompeticioneve më prestigjioze të futbollit europian.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu