Tentoi të vr*iste një person në një lokal në Durrës/ 23-vjeçari i shumëkërkuar që prej 15 dhjetorit bie në pranga

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me forcat e Kamzës, ka arrestuar në Tiranë një 23-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”.

Sipas autoriteteve, shtetasi F. B. ishte në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i kishte caktuar më herët masën “arrest në burg” për akuzën e vrasjes me paramendim në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në një lokal në lagjen nr. 9 të Durrësit, ku dyshohet se është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi F. K.

Sipas hetimeve, në ngjarje janë të përfshirë edhe tre persona të tjerë.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.