Tensionohet situata para Bashkisë Tiranë. Protestuesit i vënë flakën gomave

Ditën e sotme opozita organizoi sërish një protestë përpara Bashkisë së Tiranës.

Qëllimi i protestës është largimi i kryebashkiakut Veliaj. Më herët policia bëri planin për parandalimin e përkeqësimit të situatës në protestë duke kërkuar nga qytetarët të zbatohen rregullat e vëna.

Por situata është tensionuar. Protestuesit vendosën para bashkisë disa goma të vjetra të cilat më pas iu kanë vënë flakën.

Tymi i zi dhe era e gomave të djegura ka pushtuar bulevardin kryesor para bashkisë. Qytetarët me anë të protestës kërkojnë largimin e kryebashkiakut dhe arrestimin e tre drejtorëve të bashkisë.