Temperaturat e larta, ndryshon orari i protestës

Ka nisur dita e 17-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Orari i protestës do të shtyhet për ditët në vijim, për shkak të temperaturave të larta.

“Nesër kemi vendosur një orar të ri, nga nesër në orën 19:00”, tha një nga organizatorët e protestës.