Temperatura deri në 35 gradë celsius, parashikimi i motit për sot e enjte 13 qershor

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura. Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit.

Temperatura të larta deri në 37 gradë celcius, parashikimi i motit për këtë javë
LEXO EDHE:
Temperatura të larta deri në 37 gradë celcius, parashikimi i motit për këtë javë

Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 30
në zonat e ulëta 17 deri 35°C
në zonat bregdetare 20 deri 33°C