Temperatura deri në 32 gradë, nis plazhi në qytetet bregdetare të Shqipërisë

Temperatura të larta, diell, ngrohtë. Mot i pazakontë në prill.

Sot termometri ka shënuar deri në 32 gradë e duket si një ditë vere e jo pranvere.

Për pasojë ka dyndje në qytetet bregdetare si Lezha, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Himara, Saranda, Ksamili etj

Turistë vendas e të huaj janë dyndur këtë fundjavë drejt plazheve.

Sipas operatorëve turistikë, duke bërë krahasim me vitin e kaluar, ka rritje me 25% të prenotimeve në këtë periudhë.

Hotelet kanë një fluks të shtuar të pushuesve, mes tyre edhe të huaj.