Zbulimi i fundit që lidhet me galaktikat mund të ndryshojë gjithçka…
Teleskopi i James Webb zbulon 5 “Quasar”, që janë ndër më antikët që i shtohen listës së objekteve kozmike. Quasar është një zonë ektremisht e ndritshme që gjendet zakonisht në qendër të një galaktike, ushqehet nga një vrimë e zezë supermasive që tërheq gaz e pluhur kozmik me një sasi energjie të pakrahasueshme.
5 të sapozbuluarit, mendohet se janë fromuar rreth 600-700 mln vite pas Big Bang, dhe vrimat e zeza që i ushqejnë janë një milliard herë më masive se Dielli dhe 1 trilion herë më të ndritshëm.
Nga vrojtimi ka rezultuar se këta “Quasar-s” janë të ndryshëm mes tyre, ku njeri është i rrethuar nga 50 galaktika, ndërsa një tjetër vetëm nga dy. Kanë puthuajse te njëjtat dimensione, volum dhe dritë.
Me zbulimin e tyre janë dy hipoteza që duket se bien poshtë, e para ka të bëjë me krijimin e tyre kur universi ishte ende i paformuar plotësisht ose që ato janë krijuar pothuajse 12.5 mld vite më parë.
Rasti i fundit tregon që janë krijuar shumë herët dhe gjenden edhe në zona vetëm me materie të errët, por edhe në ato me shumë galaktika përreth, nga ku mendohet se “ushqehen”.