Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasit A. Q., 33 vjeç dhe B. T., 38 vjeç, të dy banues në Gramsh, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, automjeti që drejtonte 28-vjeçari, ka përplasur shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç dhe për dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
