VORË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Vorë. Mësohet se ka patur konflikt mes dy personave të cilët po lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5” dhe një 31-vjeçari që lëvizte me një mjet tip “BMW”. Gjithashtu 31-vjeçari ka hapur zjarr nga makina duke qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
Nga e shtëna nuk ka persona të dëmtuar. Ndërkohë Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 31-vjeçarit që qëlloi me armë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW”. Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
