Plagosje me thikë në Sarandë, 38-vjeçari përfundon në spital pas sherrit

SARANDË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë një 38-vjeçar.

Incidenti i një prej të plagosurve mbrëmjen e sotme në Sarandë është zbardhur. Mësohet se i plagosur ka mbetur Mariglen Duro 38-vjeç dhe ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë polica është në kërkim të autorit të dyshuar, Denito Ruci. Gjithashtu grupi hetimor po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes, duke hetuar motivet e këtij konflikti mes Mariglen Duro dhe Denito Ruci.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.