Shkodër, 9 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 17:45 në fshatin Ura e Shtrejt, në njësinë administrative Postribë, ku dyshohet se një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi F. V., 57 vjeç, është plagosur nga një armë gjahu të cilën e mbante me leje. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Deri tani, nuk ka të dhëna për rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në incident.
