Të shtëna me armë zjarri në në Tale të Lezhës, një i plagosur! Policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në në Tale të Lezhës, një i plagosur! Policia në kërkim të autorit.

Një person është plagosur me armë zjarri në Tale të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave në një lokal në Tale, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

I plagosuri është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar menjëherë ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.