PUKA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një zonë të thellë të Pukës. Konkretisht në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu, në Qelëz të Pukës. Bëhet me dije se policia ka qenë duke monitoruar një parcelë të dyshuar të kultivuar me kanabis, në një zonë të thellë malore.
Në lidhje me këtë, forcat blu kanë vënë re disa persona, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Pas kësaj janë dëgjuar të shtënat dhe efektivët kanë kërkuar përforcime.
Në drejtim të zonës së thellë malore janë nisur forca shtesë, ndërsa një grup i FNSH-së nga Shkodra është angazhuar për mbështetje. Nuk dihet nesë ka persona të lënduar si pasojë e kësaj, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin./




