Të jesh pilot i F1, nuk do të thotë se i jep mirë makinës! Leclerc përplas Ferrarin e tij. VIDEO

MONTEKARLO – Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, pati një aksident në Monte Carlo me makinën e tij Ferrari Purosangue, e cila vlen plotë 400 mijë dollarë.

Një video po qarkullon aktualisht në rrjetet sociale që tregon pilotin e Ferrarit duke iu afruar kthesës së famshme Fairmont Hairpin përpara se të godasë butësisht një makinë tjetër përpara tij.

Pavarësisht shpejtësisë së ulët, dëgjohet zhurma e kërcitjes së plastikës dhe fituesi i këtij viti i Çmimit të Madh të Monakos përkulet përpara për të parë dëmin.

Pas një aksidenti të vogël trafiku, Leclerc dhe pasagjeri i tij ngritën duart në shenjë falje dhe vazhduan rrugën. Duket se as drejtuesi i makinës tjetër nuk ishte shqetësuar shumë për aksidentin pasi ka vazhduar rrugën pa e kthyer kokën në atë që ka ndodhur pas tij.