Të gjitha lajmet e kronikës nga qarku i Elbasanit gjatë orëve të fundit

1. Arrestim për shkatërrim prone dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 42 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për “Shkatërrim të pronës”. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka thyer xhamin e automjetit të fqinjit të tij, L. Ll., 46 vjeç, dhe më pas ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në komisariat.

2. Masa ndaj shkeljeve në qarkullimin rrugor

Arrestuar në flagrancë K. M., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nisur procedim penal për A. H., 43 vjeç, pas përplasjes së automjetit të tij me një tjetër mjet në aksin “Elbasan-Bradashesh”, ku u dëmtua lehtë shtetasi L. M., 34 vjeç.

3. Procedim penal për mbajtje lënde narkotike
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin D. M., 33 vjeç, të cilit iu gjet një sasi e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

4. Dhunë psikologjike në familje
Procedim penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, për ushtrim dhune psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

5. Vjedhje në një dyqan në fshatin Mashan, Gramsh
Procedim penal për shtetasin S. L., 18 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash në dyqanin e shtetasit V. Sh.

6. Punime ndërtimi pa leje në disa qytete

Në Librazhd: Procedim penal ndaj shtetasit H. B., i kapur duke kryer ndërtim pa leje.

Në Peqin: Procedim penal për katër shtetas (Gj. G., 34 vjeç; A. S., 70 vjeç; A. T., 41 vjeç dhe B. B., 41 vjeç) për ndërtim pa leje në pronat e tyre përkatëse.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.