Taulant Balla poston foto nga xhamia, komentuesit: humbje e madhe largimi yt

Taulant Balla është shfaqur sot në qendër të Elbasanit ndërsa  vizitonte ambjentet e Xhamisë së Ballijes që ende nuk ka përfunduar. Balla kishte në krah një deputet të PS dhe një përfaqësues të komunitetit mysliman. “ElbasanMe një arkitekurë moderne, projekti i së cilës është vlerësuar në konkurse ndërkombëtare arkitekturore, Xhamia e Kohës (ish-Xhamia e Ballies) po merr çdo ditë formën e saj të një xhevahiri kulturor dhe fetar. E vendosur ne qendër të qytetit Elbasan, falë edhe investimit në sheshin rrethues, i cili gjithashtu po shkon drejt përfundimit, ky objekt do të zbukurojë Elbasanin” shkruan ai në profiling zyrtar.

Ndërsa ka ndarë foto dhe një koment, kanë qenë të shumta reagimet e qytetarëve që më shumë se për xhaminë kanë folur për largimin e tij nga drejtimi politik i qarkut të Elbasanit.