Largimi i Ballës nga drejtimi politik i qarkut të Elbasanit duket se ka ngjallur shumë pakënaqësi tek socialistët dhe përkrahësit e vetë Taulant Ballës. Gjatë ndeshjes Shqipëri-Hungari është parë të lëvizë një dron me një panderolë ku shkruhej: Taulant Balla, Elbasani ty te do”.
Kjo panderolë ka tërhequr mjaft vëmendjen e spektatorëve. Droni është zhdukur shpejt ndërkohë shija e banderolës ka mbetur. Balla është shfaqur sot në Elbasan para se të spostohet në drejtimin e qarkut të Fierit, ndërkohë që drejtimi politik i PS për Elbasanin i kalon Damian Gjiknurit.