Taulant Balla largohet nga Elbasani/ Vjen Gjiknuri

Përveç emrave të ministrave të rinj kryeministri Rama ka bërë publike disa nga ndryshimet e bëra në listën e drejtuesve politikë të PS-së në qarqe.

Taulant Balla, i cili në zgjedhjet e 25 prillit ishte drejtues politik në Elbasan, ka kaluar në Fier, ndërsa në vendin e tij ka kaluar Damian Gjiknuri.

Arben Ahmetaj, i cili u caktuar edhe zv.kryeministër do të jetë drejtues politik në Vlorë, kurse Spiropali do të jetë në Kukës dhe për Beratin është caktuar Bledi Çuçi.

TIRANË – Erion Veliaj

DURRËS – Adrian Çela

ELBASAN – Damian Gjiknuri

VLORË – Arben Ahmetaj

SHKODËR – Edona Bilali

FIER – Taulant Balla

KUKËS – Elisa Spiropali

BERAT – Bledi Çuçi

DIBËR – Ulsi Manja

GJIROKASTËR – Mirela Kumbaro