Formimi i qeverisë së re/ Dy ministre nga Elbasani

 

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së ditën e sotme, kryeministri Rama ka bërë të ditur emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Në qeverinë e re do të jenë dy ministre nga Elbasani, Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi, të cilat do të drejtojnë Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë për Rininë dhe Fëmijët.

Krahu i djathë i kryeministrit Rama është emëruar Arben Ahmetaj, i cili do të zëvendësojë Erjon Braçen që bëri të ditur dorëheqjen para disa ditësh.

Në detyrë është rikonfirmuar Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Bledi Cuci, Elva Margariti dhe Evis Kushi. Ndërsa Etilda Gjonaj, të cilës iu besua posti i Sekretares për Gratë, do të zëvendësohet nga Ulsi Manja që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

Sa i përket Ministrisë së Turizmit, drejtimi i është besuar Mirela Kumbaros që zëvendëson Blendi Klosin.

Arben Ahmetaj – Zv.kryeministër

Olta Xhaçka – Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë

Blendi Çuçi – Ministër për Punët e Brendshme

Delinda Ibrahimi – Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku – Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies

Evis Kushi – Ministre e Arsimit

Frida Krifca – Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Mirela Kumbaro – Ministre për Turizmin dhe Mjedisin

Elva Margariti – Ministre e Kulturës

Qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti:

Elisa Spiropali – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali – Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi – Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ikonomi – Ministre për Standardet dhe Shërbimet