Taksia përplaset me kamionin e mbeturinave në aksin Lezhë-Shkodër! Shoferi mbeti i bllokuar brenda në mjet

Një aksident është shënuar gjatë orëve të natës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Një taksi u përplas me një kamion mbeturinash.

Një aksident është shënuar gjatë orëve të natës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Një taksi u përplas me një kamion mbeturinash.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i taksisë mbeti i bllokuar në automjet. Pas nxjerrjes ai u dërgua në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.