Deputetja Marjana Koçeku, e cila braktisi hapur Partinë Socialiste, duke mbështetur protestat masive, ka dalë sërish kundër një projekti të qeverisë.
Bëhet fjalë për ndërtimin e disa digave në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur.
Ajo theksoi se tashmë është koha që të reagohet sa nuk është vonë, për të kundërshtuar projektin në fjalë.
“Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.
Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur.
Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!”, shkruan deputetja.




