Superiorja/ Elbasani merr tri pikë të arta mes kontestimeve në Vorë dhe -3 nga Vllznia!

VORE – Takimi i zhvilluar në Vorë dhuroi emocione dhe polemika, sidomos në pjesën e dytë. Të besuarit e Gvozdenoviç e nisën më mirë sfidën dhe gjetën golin e avantazhit me lituanezin Olberkis në minutën e 28-të.

Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe Kasalla riktheu ekuilibrin me një realizim spektakolar në minutën e 38-të, duke mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, verdheblutë shtuan presionin në kërkim të golit të fitores. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 82-të, kur arbitri Kreshik Barjamaj akordoi një penallti, të kundërshtuar nga kampi vendas.

Pas rishikimit të pamjeve në VAR, ku ishte nga Eldorjan Hamiti, vendimi u konfirmua. Nga pika e bardhë, Arsen Lleshi u tregua i saktë, duke shënuar 2-1 dhe duke i dhënë skuadrës së tij tre pikë me shumë peshë.

Me këtë sukses, Elbasani mban vendin e tretë në renditje me 45 pikë, vetëm tre pikë larg kryesueses Vllaznia, ndërsa Egnatia mbetet një pikë mbi verdheblutë.