Sulmohet shqiptari në Greqi/ Autori bashkëkombas, e qëlloi disa herë dhe më pas u largua me bashkëpunëtorët e tij

Një 50-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në zonën e Varkizas në Greqi.

50-vjeçari është goditur disa herë me thikë në bark dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motorr dhe kanë sulmuar shqiptarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark.

Më pas ata kanë hypur në mjetet e tyre dhe janë larguar, ndërkohë që i plagosuri pasi ka ecur disa metra, është rrëzuar në tokë.

Policia greke fillimisht është njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes në vendngjarje ka gjetur të plagosur shqiptar, i cili ishte qëlluar me thikë.

50-vjeçari mësohet se ka njohur personin që e ka goditur me thikë, i cili është bashkëkombësi i tij dhe është në kërkim, së bashku me bashkëpunëtorët.