Qytetarë të ndryshëm dhe biznese janë gjendur pranë në ditë festash njerëzve në nevoje dhe sidomos fëmijëve në qendra përkujdesi. Studio përkthimi Rozeta Bici ka gëzuar me dhurata të ndryshme fëmijët e jetimores Motrat e Nënë Terezës në Elbasan. Rreth 14 fëmijë që marrin përkujdes në këtë qendër kanë marrë dhe falur momente gëzimi nga dhuratat dhe ëmbëlsirat e sjella. Duke falenderuar te gjithe ata qe u sherbejne femijeve drejtuesit e studios thane se do te rikthehen sebashku me perpjekjet per te bere me te miren per keta femije.
Shume prej te vegjelve kane nevoje per asistence shendetesore dhe te specializuar per shkak te problemeve qe kane. Kanë qenë të shumta nismat e bizneseve dhe qytetarëve të ndryshëm për të gëzuar sado pak këta fëmijë gjatë ditëve të festave. Sigurisht qe nje asistence me e gjate ne kohe dhe nje perkujdes specifik ne baze te problematikave qe kane do i sherbente me shume per te pasur nje jete me te mire
Elbasani ka disa qendra përkujdesi dhe qendra ditore. Kjo është e vetmja jetimore që kujdeset për fëmijë të moshës nga 1 deri në 6 vjeç ne Elbasan.
