SPANJA- Gjykata e Lartë e Spanjës e ka cilësuar dhënie e puthjes pa pëlqimin e njërit nga parterët si sulm seksual. Vendimi i autoritetit më të lartë gjyqësor të Spanjës la në fuqi dënimi kundër një burri për sulm seksual, pasi ai preku në mënyrë të papërshtatshme, pa pëlqimin e saj, një grua në një stacion autobusi.
Mbrojtja e të pandehurit donte që çështja të rishqyrtohej duke e ulur akuzën në ngacmim në rrugë, por gjyqtarët vlerësuan se çdo kontakt fizik në kontekstin e sjelljes së padëshiruar të natyrës seksuale shkon përtej kësaj akuze. Kjo pasi do duhet të paguajë një shumë prej 1,620 eurosh.
Mediat shkruajnë se gjykata konsideron se fakti i marrjes së dorës së një gruaje dhe puthjes së saj pa pëlqimin e saj, në një kontekst ku autori shpreh një qëllim seksual përbën një imponim të vullnetit të autorit mbi lirinë seksuale të viktimës.













