SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj!
Burime informojnë se me vendim të Gjykatës së Posaçme, BKH, ka sekuestruar sot, telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Të njëjtat burime thonë se telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.
Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin, por burimet sqarojnë se nuk është ushtruar kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës. Report Tv
