TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë një aksion ditën e sotme për kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se agjentet e BKH-së kanë shkuar në banesën e Veliajt në zonën e quajtur ‘Kodra e Diellit’ në orët e para të mëngjesit për kontroll.
Por fillimisht nuk janë lejuar nga familjarë të tij për të bërë kontrollin, pasi vetë Veliaj ndodhet jashtë vendit. Vetëm pas një orë, agjentët e BKH-së kanë mundur të hyjnë në banesën e Veliajt për kontroll.
Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes “5D”. Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.