TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me fraksionin e çështjes së inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje apo mosdeklarim pasurie”.
Mbyllja e hetimeve është komunikuar gjithashtu edhe për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha, ish-bashkëshorten Albina Mançka, si dhe për shtetasit Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meçemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale.
Hetimet për këtë fraksion të dosjes së Inceneratorit të Elbasanit janë kryer nga tre prokurorët e posaçëm Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti. Kjo dosje doli si fraksion më vete në procedimin e dosjes së inceneratorit të Elbasanit













