Prokuroria e Posaçme (SPAK) i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit ku i ka kërkuar autorizim për vendosjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me dosjen e ish kompleksit “Partizani”.
SPAK-u i ka caktuar liderit demokrat masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë Sali Berisha ka refuzuar që të parqaqitet në Gjykatë, për këtë shkak SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.
“Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe ne Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërise, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju percjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paragitur në policine giygësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shterit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 te K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.” – thuhet në shkresën e kreut të SPAK, Altin Dumani.
Kjo detyron tashmë Këshillin e Mandateve që të mblidhet për të diskutuar heqjen e imunitetit ndaj kreut të PD-së Sali Berisha dhe më pas votimin në Kuvend.
Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK në tri datat e caktuara; 6 nëntor, 20 nëntor dhe 4 dhjetor. Berisha ka deklaruar se nuk do refuzonte kurrë të shkonte në Gjykatë, por jo në rastet kur shkelet Kushtetuta. Sipas Berishës, GJKKO ka shkelur Kushtetun, duke qenë se nuk kërkoi autorizimin nga Kuvendi për vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” duke i bllokuar pasaportën.
