SPAK i komunikon akuzën Plarent Ndrecës

Një tjetër funksionar i lartë të maxhorancës po hetohet nga SPAK. Kapitali.al shkruan në një artikull se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht nën akuzë deputetin socialist Plarent Ndrecën.

Sipas artikullit në fjalë, akuza lidhet me hetimet për tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë.

Por si lidhet Ndreca me këto tendera? Në vitin 2019, ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Në atë kohë, kjo ministri zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit.