Gjykata e Posaçme ka liruar menjëherë një prej të arrestuarve në kuadër të operacionint anti-drogë të SPAK.
Shtetasi Ilir Lloshi u ndalua gabimisht pasi përkonin gjeneralitetet dhe vendbanimi.
Ai ka deklaruar në gjykatë se nuk ka asnjë lidhje botën e krimit, madje nuk është larguar asnjëherë jashtë vendit.
Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë Erion Alibej, si dhe verifikimi i fotove, konfirmoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person që dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Nderkohe GJKKO konfirmoi masat e sigurise arrest me burg per :
Artur Hoxhosmani, Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Erjon Alibej, Plarent Dervishaj
Vëllezerit Hoxhosmani mesohet te jene shprehur ne seancen me dyer te mbyllyra se nuk kane qenë perdorues te SKY ECC duke mohuar akuzat, ashtu dhe Ndrejaj i cili kerkoi dhe mase me te bute sigurie deri ne sqarimin e pozites se tij per shkak se vuan nga nje semundje e rende.
Plaurent Dervishaj mesohet te jete larguar nga salla per te mos pritur vendimin pasi u paralajmerua nga gjykata te mos fliste pa leje.
Grupi eshte zbuluar jo vetem nga te dhenat e siguruara nga Sky ecc por dhe deklarimet e bashkepunetorit te drejtesise Erion Alibej
