Skandali i pagave, Rama kërcënon me burg pronarët e mediave dhe bizneseve

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë afat deri më 20 janar pronarëve të mediave si dhe bizneseve që nuk kanë deklaruar pagën e saktë të punonjësve. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se skandali i pagave nxori një anë tjetër të punëdhënësve në vend, duke shtuar se mosdeklarimi i saktë i pagës është evazion.

“Duke filluar nga ato kompani që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet. Tatimet do të nisin një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime mosbesuese, duke iu kërkiuar që të vetërregullohen deri në 20 janar, që është data e deklarimeve të reja. Në rast mosrregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion dhe shkon në burg. Në këtë aspekt ne faktikisht kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo, ne nuk mund të vazhdojmë të presim gradualitet sepse kemi zgjedhur gradualitetin vit pas viti për vetërregullimin”, tha Rama.