“Sjell pasojë të rënda te të rinjtë deri në humbje jete!” Vinte nga Serbia dhe shpërndahej nëpër shkolla dhe lokale, ja droga e vdekjeprurëse LCD që u sekuestrua gjatë operacionit

Gjatë operacionit të sotëm u sekuestruan edhe 350 doza drogë sintetike LCD, e cila është një drogë shumë e rrallë edhe për t’u kuptuar, por edhe njohur që është drogë.

Kjo drogë, LCD, është në formë kartoni dhe kur konsumohet vendoset poshtë gjuhës një copë. Gjithashtu lidhur me këtë bëhet me dije se droga LCD vinte nga Serbia me postë dhe më pas grupi kriminal, të arrestuarit, e shpërndante pothuajse në të gjithë Tiranën. E rëndësishme të thuhet ështe se droga LCD është një drogë e cila sjell pasojë të rënda shëndetësore te të rinjtë deri në humbje jete.

Ditën e sotme Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, dha një deklaratë për shtyp për finalizimin e fazës së parë të operacionit policor të koduar “Tempulli 4”, ku njoftoi se janë arrestuar 24 persona.

Vocaj tha se gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Nga 24 persona e rënë në pranga mësohet se 9 prej tyre janë arrestuar më parë dhe po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme.

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante kokainë, droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës.

Hetimet disamujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë çuar në arrestimin e 24 personave ndërsa 4 janë shpallur në skërkim, sipas Policisë.

“Në prokurorinë e Tiranës janë referuar materialet për 2 procedime penale. Pas një hetimi disamujor janë siguruar prova ligjore për 28 shtetas’, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një dalje për mediat.

Në kuadër të fazës së parë e operacionit ‘Tempulli 4’ janë arrestuar 24 persona, 9 prej të cilëve janë të arrestuar më pare, ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit, vijon puna për arrestimin e 4 personave të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 30 doza me drogë sintetike”, theksoi Vocaj.

EMRAT:

Vilson Tresa,

Asllan Maqellara,

Etgent Luzi,

Kostandinos Deliu,

Armand Haderllari,

Blerim Biba,

Ilir Tufa,

Kevin Kolgegaj,

Marios Saliaj,

Damjan Hasani,

Erblin Buci,

Ervis Duro,

Jurgen Xhafa,

Aldo Grabovari,

Gazmend Hoxha,

Sajmir Gerbaj,

Aleksander Kili,

Orgest Beqo,

Xhelo Ajasllari,

Paolo Shyti,

Ervin Rakipi,

Erdi Kurti,

Adrian Ramushi.