DELVINË- Zjarret në vend vijojnë të shtohen ndërsa temperaturat e larta dhe era po ndikojnë në “fuqizimin” e tyre duke e bërë të vështirë fikjen e tyre. Zjarri në Senice të Delvinës është ndër zjarret problematik pasi përveç djegies së bimësisë ka shkrumbuar edhe banesa në zonë.
Deri më tani mësohet se 11 banesa janë djegur. “Viktimë” e këtij zjarri ka qenë edhe kisha 200- vjeçare e “Shën Dhimitrif” e cila është djegur. Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli ka deklaruar se situata është kritike ndërsa prioritet është shpëtimi i banorëve.
