Situatë ‘apokaliptike’ nga zjarri në Kaninë – Rrezik për banesa dhe biznese, mundësi evakuimi

Kaninë, 26 korrik 2025- Lufta me flakët në zonën e Kaninës, pranë Vlorës, vijon me intensitet të lartë edhe gjatë së shtunës. Pavarësisht angazhimit të Forcave të Armatosura, zjarrfikësve dhe avionëve Canadair, zjarri mbi majen e Shashicës ka marrë përmasa të mëdha dhe ka devijuar drejt fshatit Kaninë, i ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

Rreziku për banorët është në rritje, ndërsa forcat në terren kanë paralajmëruar evakuim të mundshëm të gjithë fshatit, nëse përhapja e flakëve nuk frenohet.

Sipas raportimeve, janë përfshirë nga zjarri sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj shekullorë, ndërsa shtëpi dhe biznese ndodhen në rrezik të drejtpërdrejtë.

Situata aktuale në terren:
4 mjete zjarrfikëse janë duke punuar në zonë

Dhjetëra efektivë të FA dhe zjarrfikës janë angazhuar në terren

Banorë të fshatit kanë dalë në ndihmë për frenimin e flakëve

Ndërhyrja nga ajri është e pamundur gjatë natës

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm