Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata.
Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, juristi Çlirim Gjata, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Rustem Gjata ka qenë një nga figurat e hershme të sistemit të drejtësisë në periudhën e tranzicionit.
Në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992, ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike dhe më pas mori pjesë në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese si anëtar i Komisionit të Ligjeve.
Më vonë ai u propozua dhe u zgjodh kryetar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë që e ushtroi deri në vitin 1995, kur përfundoi mandati i tij.













