Shtyhen ndeshjet në Seria A për shkak të Covid-19

Korona Virus ve Dünya Futbol Ligleri Logoları - Kreatif Stok (İllüstrasyon: Ekin SAATCİ)

Rastet e reja me covid-19 janë shtuar shumë në Seria A, ku numri i tyre ka shkuar në plot 80 që janë futbollistë të skuadrave.

Një situate e tillë ka alarmuar gjithë futbollin italian, dhe në këto kushte mund të shtyhen disa ndeshje në Seria A.

Salernatiana-Venezia është ndeshja e parë që është konfirmuar se do të shtyhet deri në një njoftim të dytë, ndërsa të njëjtin fat pritet të kenë edhe Sampdoria-Cagliari, Atalanta-Torino dhe Spezia-Verona.

Në dyshim është edhe supersfida e kësaj jave mes Juventusit dhe Napolit e cila është programuar të luhet ditën e nesërme.