Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, Përmet, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në hyrje të Kanionit.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve dhe të mjeteve në parkun e përmbytur.Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim – shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.
Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit
Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).
Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit ushqimor deri në 8%, prodhuesit paralajmërojnë se shtrenjtimi pritet të prekë edhe preparatet...
Reshjet e dendura të dëborës që përfshinë gjatë natës së fundit Qarkun e Elbasanit kanë rikthyer përkohësisht atmosferën dimërore në zonat malore, duke mbuluar...